Vaksinimi i ulët në fundjavë, komunat kërkojnë pushim gjatë fundjavës

Kosova

Vaksinimi i ulët në fundjavë, komunat kërkojnë pushim gjatë fundjavës

Më: 17 mars 2022 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Komunat kanë adresuar kërkesa te komiteti i imunizimit sa i përket pushimit në fundjavë për vaksinim, ngase interesimi është tejet i ulët.

Vetëm të dielën në Prishtinë në katër pikat e imunizimit u administruan 23 doza të kësaj kure.

Se një gjë e tillë po shqyrtohet, u tha edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Derisa nga ky dikaster bëjnë me dije se janë disa grupmosha që prijnë me shkallë më të ulët të imunizimit, si ajo e moshës 12-18 vjeç dhe e atyre mbi 85 vjeç.

Ndërkaq, ata që i janë përgjigjur më së miri vaksinimit i përkasin moshës mbi 50 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar vetëm 310 doza të vaksinës anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat