Qytetarët bëjnë përgjegjës tregtarët dhe qeverinë për rritjen e çmimeve

Kosova

Qytetarët bëjnë përgjegjës tregtarët dhe qeverinë për rritjen e çmimeve

Më: 17 mars 2022 Në ora: 22:05
Ilustrim

Për rritjen e çmimeve në Kosovë, më së shumti përgjegjës janë tregtarët në bazë të një hulumtimi publik të bërë nga PIPOS me 1050 respodentë.

36.5 për qind e respodentëve kanë thënë se për rritjen e çmimeve përgjegjës janë tregtarët.

33.2 për qind e tyre, përgjegjës për rritjen e çmimeve e shohin qeverinë.

13.3 për qind e qytetarëve të anketuar thonë se rritja e çmimeve është përgjegjësi e qeverive të mëparshme të Kosovës.

Ndërsa, 13.2 për qind e të anketuarve thonë se rritja e çmimeve është thjeshtë çështje botërore në të cilën askush në Kosovë nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Kurse, ata që janë përgjigjur me “nuk e di/refuzoj” janë 3.8 për qind e të anketuarve.

Sa i përket asaj se kush duhet të ndërmarrë masa për të zgjidhur çështjet e shtrenjtimit, shumica e qytetarëve thonë se është qeveria, apo konkretisht 63.2 për qind e respodentëve.

16.9 për qind e të anketuarve thonë se qytetarët duhet të ndërmarrin masa për të zgjidhur çështjet me shtrenjtimin.

Se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa për ta zgjidhur çështjen e shtrenjtimit mendojnë 11.6 për qind e të anketuarve.

Kurse, vetëm 2.8 për qind e të anketuarve thonë se është opozita ajo që duhet të ndërmarrë masa për të zgjidhur këtë çështje për shtrenjtimin e çmimeve.

Ndërsa me “nuk e di/refuzoj” janë përgjigjur 4.1 për qind dhe “tjetër” janë përgjigjur 1.4 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat