KLGI organizon konferencën ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’

Kosova

KLGI organizon konferencën ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’

Më: 18 mars 2022 Në ora: 06:25
Arkiv

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon konferencën vjetore ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’.

Konferenca Organizohet në kuadër të projektit “Dialogu për Komunat Evropiane - DEM” dhe  synon të rris bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në rajon.

Kjo komponentë afirmon krijimin e një platforme për dialog rajonal, komunikim, bashkëpunim, shkëmbim praktikash dhe promovim të iniciativave të përbashkëta.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës,  Besnik Bislimi; Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl; Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj; Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Gjithashtu, pjesë e takimit janë kryetarë komunash dhe përfaqësues të autoriteteve lokale nga rajoni dhe përfaqësues të Ambasadave dhe organizatave vendore ndërkombëtare në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat