Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 18 mars 2022 Në ora: 06:27
Prishtina

Ngjarjet e datës 18 mars 2022

- Në kuadër të Javes se Frankofonisë mbahet konferenca "Krijimi artistik, emancipimi dhe lufta". (Autostrada Hangar në Prizren, ora 9:00)

- Banorët e lagjes “Lakrishta”, “Qendra” dhe “Bregu i Diellit” mbajnë protestë kundër ndërmarrjes “Prishtina Parking”. (Para komunës së Prishtinës, ora 9:00)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon konferencën vjetore ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë mbajnë protestë për të kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre. (Para komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozim vendimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dytë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës  organizon konferencën për media, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj Vuokatti 2022. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet promovimi i librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor, të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Federata e Basketbollit të Kosovës mban konferencë për medie lidhur me organizimin e Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave dhe do të nënshkruhet kontrata për organizimin e kësaj ngjarje. (Zyrat e FBK-së, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. (Kabineti i Presidentës Osmani, ora 15:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. (Kabineti i Presidentës Osmani, ora 16:10 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat