Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Kosova

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Më: 21 mars 2022 Në ora: 06:32
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve e cila do të mbahet në Parkun Nacional në Blinajë të Lipjanit.

Të pranishëm në këtë organizim do të jenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Udhëheqës i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Ëigemark, Ushtruesja e detyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Maria Suokko, etj.

Po sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve shfaqet edhe dokumentari “Run for Sharr”, i cili për herë të parë po jepet para publikut të gjerë.

Në këtë dokumentar alpinistja dhe vrapuesja e njohur, Uta Ibrahimi, shpërfaq bukurinë, por edhe dëmtimin e malit Sharr, i cili po përballet me shumë probleme serioze si prerjet ilegale, zjarret, degradimi i parevokueshëm i florës, si dhe humbja e faunës përmes gjuetisë pa leje.

Pas shfaqjes së dokumentarit pason një debat për çështje mjedisore me këta panelistë: Uta Ibrahimi, Bajram Kafexholli, Drejtor, Drejtoria e Parkut Kombëtar “Sharri”, Fatmir Morina, Drejtor, Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Azem Ramadani, Drejtor i OJQ-së për mbrojtjen e natyrës “Finch”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat