ShSKUK: 9 pacientë në oksigjenoterapi

Kosova

ShSKUK: 9 pacientë në oksigjenoterapi

Më: 21 mars 2022 Në ora: 09:19
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe tre të tjerë post-COVID-19 po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK.

Ndërkohë që 9 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse dy të tjerë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat