Vetëm 46 persona u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve

Kosova

Vetëm 46 persona u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve

Më: 21 mars 2022 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Me rënien e numrit të rasteve nga Covid-19 në Kosovë, ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim.

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar vetëm 46 qytetarë ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat