Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:29
Epopeja e Dukagjinit

Ngjarjet e datës 23 mars 2022

- Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, i kushtohet 24 Marsit 1998 dhe 24 Marsit 1999. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik i Grave në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe Iniciativa për Stabilitet në Kosovë organizojnë diskutimin për Ligjin e punës, me fokus në dispozitat të cilat rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore, për të punësuarit. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 10:00)

- Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s mbaht krosi ‘’Rruga e Lirisë’’ me nxënësit e shkollave fillore. (Fshati Gllogjan, ora 10:00)

- Zyrtari për Ndërmarrje Private në USAID, Methju Kulinane do t'i bashkohet kryetarit të Komunës së Gjakovës Ardian Gjinit, me rastin e hapjes së Panairit për Orientim në Karrierë të organizuar nga të rinjtë e Gjakovës. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Hapet ekspozita ‘’Nismëtarët e Lirisë’’, nga artisti Besart Gashi. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 10:30)

- Zhvillohet ndeshja Gjermani - Kosovë  WU17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim me Gjimnazin "Hivzi Sulejmani" nga Fushë Kosova organizon aktivitetin me moton "Falenderim për NATO-n me rastin e 23 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s  mbi forcat paramilitare e militare serbe në luftën e Kosovës 1998/99". (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)  

- Mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Jabllanicë. (Jabllanicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 12:00)

- Mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Koshare. (Koshare, ora 12:00)

 - Shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim me Gjimnazin "Hivzi Sulejmani" nga Fushë Kosova organizojnë manifestimin qendror. (Gjimnazi "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 13:00)

- Zhvillohet ndeshja Slloveni - Austri WU17. (Stadiumi “ Zahir Pajaziti”, ora 15:00)

- Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:30)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e dekorimit të familjarëve të 116 dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 16:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

- Mbahet konferenca për media e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat