Edukatorja ankohet se nuk u avancua, i thuhet se diplomën s’e kishte tamam

Kosova

Edukatorja ankohet se nuk u avancua, i thuhet se diplomën s’e kishte tamam

Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:09
Ilustrim

Teuta Preniqi e cila është motër edukatore në çerdhen Dielli në Prishtinë, nuk po arrin të avancohet.

Për këtë po fajëson ish drejtoreshën e kopshtit e cila nuk e dërgoj emrin e saj në drejtorinë komunale të arsimit për ngritje të detyrës në mënyrë që të hapet një konkurs i brendshëm.

Ish drejtoresha, Arguriana Kastrati, tha se për konkursin e vitit 2021 Preniqi nuk kishte paraqitur interesim për tu avancuar.

Nga drejtoria komunale e arsimit në Prishtinë treguan se në vitin 2021 konkursin e brendshëm nuk e kishin hapur për shkak se nuk kishin pranuar ndonjë kërkesë për avancim të brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat