Mbi 12 hektarë pyje u dogjën dje në Kosovë

Kosova

Mbi 12 hektarë pyje u dogjën dje në Kosovë

Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:22
Ilustrim

Vetëm dje është raportuar për djegien e më shumë se 12 hektarë pyjesh në Kosovë.

Vatra zjarri pati në Prizren, Suharekë e Kamenicë.

Më poshtë gjeni vendet ku dje u raportua për zjarr.

• Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyje, pronë publike, janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

• Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

• Fsh. Ropotovë, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.

• Fsh. Rajanovc, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.

• Fsh. Bllacë, Suharekë, 25.03.2022 – 17:20. Raportohet se rreth dy hektarë sipërfaqe pyje janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

• Fshatrat Korishtë dhe Skorobisht, Prizren, 25.03.2022 – NN. Raportohet se një sipërfaqe e pyllit është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë njoftuar dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

• Fsh. Pejqiqi, 25.03.2022 – 20:00. Raportohet se një sipërfaqe e pyllit është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat