Gypat e kanalit ua pamundësojnë ndërtimin e shtëpisë një familjes në Plemetin

Kosova

Gypat e kanalit ua pamundësojnë ndërtimin e shtëpisë një familjes në Plemetin

Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:22
Brenda një dite u ndërtua ky kanal për ujë dhe kanalizim.

Familja Kurta nga Plemetini i Obiliqit thonë se janë shfrytëzuar nga një kompani, e që kjo po ua pamundëson ndërtimin e shtëpisë së re.

Brenda një dite u ndërtua ky kanal për ujë dhe kanalizim.

Kjo pasi familjes Kurta nga Plemetini i Obliqit iu premtua ndërtimi i një shtëpie për bamirësi nga një organizatë humanitare.

Sipas familjes, puna s’u krye mirë, e kësisoj iu pezullua ndërtimi i shtëpisë.

E zonja e shtëpisë, Gyltene Berisha thotë se kushtet e jetës për ta janë të tmerrshme, prandaj sa më parë duhet të u ndërtohet shtëpia.

Ajo shton se ndërtimi i gypave iu besua Bajram Gashit, i cili sipas saj, u pagua 2000 euro dhe nuk e kreu punën mirë.

Ndërkaq i afërmi i tyre, Ardian Syla tregon se për këtë rast u janë drejtuar edhe Policisë në Lipjan.

Media kontaktoi edhe me Bajram Gashin, i cili e akuzoi familjen Kurta për deklarata të pavërteta.

Gashi tha se ai ishte vetëm ndërmjetësues midis familjes e kompanisë që kreu punën.

Familja Kurta nuk ka informacione se kur do të riparohet ky kanal, që më pas t’i mundësohet edhe ndërtimi i shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat