Lokalizohet zjarri te një barakë e separacionit të qymyrit në KEK

Kosova

Lokalizohet zjarri te një barakë e separacionit të qymyrit në KEK

Më: 29 mars 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Është lokalizuar zjarri i cili kishte shpërthyer te një barakë e separacionit të qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës në Obiliq.

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut ka thënë se nga ky rast nuk ka të lënduar. 

“Ka pasur një zjarr te barakat e separacionit të qymyrit.

Menjëherë kanë intervenuar zjarrfikësit e KEK-ut dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk ka të lënduar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat