Gjatë dy muajve të këtij viti ndodhën 96 incidente nëpër shkolla

Kosova

Gjatë dy muajve të këtij viti ndodhën 96 incidente nëpër shkolla

Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:35
Policia

Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti janë raportuar 96 raste të incidenteve nëpër shkolla në nivel vendi.

Rastet më të shpeshta janë lëndim i lehtë trupor dhe posedim i armëve të ftohta. Ndërkohë gjatë muajve të fundit po ashtu ka pasur edhe raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Zyra e Informimit të Policisë njoftoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.

“Nga rastet më të shpeshta të raportuara nga to përfshihen:  Lëndim i lehtë trupor, dëmtim prone, vjedhje dhe të tjera”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se në janë buxhetuar pagat për 520 psikologë e pedagogë, por në institucione edukativo-arsimore janë vetëm 146. Ajo me këtë rast ka thënë se po fshihen rastet e dhunës në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat