Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Kosova

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Më: 31 mars 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) publikon dokumenti “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të animit në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci, vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në procesin e gjykimit ndaj Salih Mustafës. (Ora 9:30)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë mban mbledhjen e shtatë (ZRrE, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Prizreni mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi i Prizrenit, ora 10:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) mban konferencën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Komuna e Gjakovës mban dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Gjakovës, përkatësisht për zonat kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh, brenda lokacionit të Aeroportit të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 10:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Në 23-vjetorin e masakrës në Pastastellë, Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Pastasellë, ora 11:00)

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Organizata “You Can Do” mban eventin përmbyllës të projektit “Mos më lini pas dorë” që kishte synim trajnimin dhe pavarësimin financiar të grave dhe vajzave me nevoja të veçanta. (Hotel International Prishtina, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat