Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 8 prill 2022 Në ora: 06:43
Komuna e Prishtinës

Ngjarjet e datës 8 prill 2022

- Komuna e Prishtinës do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.  (Rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, ora 8:00)

 - Nis asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati .(Lagja Mati, ora 8:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e transferimit të autoritetit të Drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së ku drejtori në largim, Gjeneral Jörg Rüter do të transferoj autoritetin e tij te drejtori në ardhje i NALT-it, Gjeneral Joachim Hoppe. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)
 
- Projekti KOSINT organizon konferencë rajonale "Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali në bashkëpunim me MAPL". (në Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur". (Ndërtesa e Gjykatës, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI ora 12:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombatare të Romëve, KOSINT do të organizojë Ligjeratë Publike për Historinë Rome nga prof. Avdi Misini. (Amfiteari përball bustit të Zahir Pajazitit, ora 12:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban protestë në të cilën do të kërkojë miratimin e Ligjit të Pagave. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat