90 pako për familjet në gjendje të rënduar ekonomike në Shtime

Kosova

90 pako për familjet në gjendje të rënduar ekonomike në Shtime

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:29
Pamje nga takimi

​Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka takuar përfaqësuesin e Fondacionit Humanitar "Amaneti", Blerim Arifi, për të cilët ka thënë se familjeve me gjendje të rënduar ekonomike dhe sidomos fëmijëve jetim, do t’u ndajnë 90 pako ushqimore me vlerë 25 euro.

Ai ka shkruar në Facebook se nga kapacitetet buxhetore që posedojmë si komunë por edhe përmes organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore, do të angazhohemi në vazhdimësi në lehtësimin e barrës ekonomike për familjet në nevojë.

Postimi:

Përmbyllje e bukur e ditës, nga takimi me përfaqësuesin e Fondacionit Humanitar "Amaneti", z.Blerim Arifi, që familjeve me gjendje të rënduar ekonomike dhe sidomos fëmijëve jetim, do tu ndajnë 90 pako ushqimore me vlerë 25€ secila.

Nga kapacitetet buxhetore që posedojmë si komunë por edhe përmes organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore, do të angazhohemi në vazhdimësi në lehtësimin e barrës ekonomike për familjet në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat