Fushë Kosova mbetet pa mjekë e infermierë

Kosova

Fushë Kosova mbetet pa mjekë e infermierë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Pacientët po presin për të marrë shërbime mjekësore. E pritjet janë më të gjata pasi që nuk ka staf të mjaftueshëm për t’i kontrolluar ata.

Kjo pasi që 45 profesionistëve shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë u është ndërprerë kontrata e punës.

Kësisoj, Qendra mbeti pa 12 mjekë e 17 infermierë që erdhën nga Caritas Kosova.

I pari i QKMF-së në Fushë Kosovë, Remzi Shala, thotë se vështirësi po ka mjaft shumë.

E Shala thotë se stafit të tanishëm duhet t’i vazhdohet kontrata e punës, pasi që nëse ndodh e njëjta me ta, do të mbesin pa staf.

Ndërkaq lidhur me këtë situatë, nënkryetari i Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi, thotë se Komuna e Fushë Kosovës nuk ka bërë një kontratë të re me operatorët ekonomikë pasi tenderi ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili është jashtë funksionit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se nuk janë të përfshirë, pasi që marrëveshja është bërë midis Caritas Kosova dhe komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat