Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit, Musli Imeri nga Kamenica

Kosova

Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit, Musli Imeri nga Kamenica

Nga: A.SH Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:23
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar failjen e dëshmorit, Musli Imeri nga Kamenica.

“Musli Imeri, ra heroikisht në mbrojtje të popullit dhe tokës së Republikës së Kosovës. Ai nuk kërkoi asgjë, por sakrifikoi gjithçka, kjo ishte rruga e vetme për të arritur deri tek liria”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Vizitë familjes së dëshmorit, Musli Imeri nga Komuna e Kamenicës.

Gatishmëria për t'iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e pranishme tek shumë e shumë qytetarë të Kosovës, të cilët me gjithçka që kishin, ishin vënë në shërbim të atdheut.

Lufta fitohet nga bindja e besimi i ushtarëve. Musliu ishte njëri nga ushtarët me bindje të thellë e me besim të fortë në fitore, e cila sillte lirinë e atdheut. Nganjëherë mungonte armatimi, por guximi e trimëria ishin të pranishme gjithmonë.

Musli Imeri, ra heroikisht në mbrojtje të popullit dhe tokës së Republikës së Kosovës. Ai nuk kërkoi asgjë, por sakrifikoi gjithçka, kjo ishte rruga e vetme për të arritur deri tek liria.

Nderimi e lavdia, ju takon përjetësisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat