Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:21
Pamje nga Prishtina, foto ilustrim

Ngjarjet e dates 15 prill:

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ “Zëri i Prindërve” organizon disa aktivitete për shënimin e 15 Prillit- Ditës së Personave të Pagjetur të Mitrovicës, që do të mbahet nën patronazhin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza. (Mitrovicë, ora 9:00 – 12:00)

Drejtësia sot – platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media, me temë “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë Janar- Dhjetor 2021”. (Zyrat e GLPS-së, ora 10:00)

Komuna e Gjilanit mban disa aktivitete për nder të 23 -vjetorit të Betejës së Zhegocit. (Gjilan, ora 10:00-16:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:00)

Deputet i LDK-së, Armend Zemaj, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për nder të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve, mban aktivitetin “Ekspozitë me fotografi të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme në Republikën e Kosovës”. (Hapësirat e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

Me iniciativë të GP të AAK mbahet tryezë diskutimi me temë "Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë". (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton disa projektligje. (Kuvendi i Kosovës, N-204, ora 13:00)

Përurohet reparti i rinovuar i Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ambasadorja e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Natasha Gomes. (Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren, ora 14:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh, ish-objekti “Rilindja”, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat