​Haradinaj kujton të rënët në Gllogjan dhe Maznik: Ishin mburojë për popullin dhe atdheun

Kosova

​Haradinaj kujton të rënët në Gllogjan dhe Maznik: Ishin mburojë për popullin dhe atdheun

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Gllogjan dhe Maznik, ka nderuar veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, për të cilët ka thënë se ishin trima sypatrembur dhe mburojë për popullin dhe atdheun.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ata ranë, që të ngritet populli i shkelur.

“U ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike.

Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat