Moti gjatë kësaj jave me diell, vranësira dhe reshje shiu

Kosova

Moti gjatë kësaj jave me diell, vranësira dhe reshje shiu

Më: 18 prill 2022 Në ora: 06:27
Ilustrim

Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

IHK bën të ditur se nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat