Emergjenca: 776 pacientë morën ndihmë mjekësore për 4 ditë

Kosova

Emergjenca: 776 pacientë morën ndihmë mjekësore për 4 ditë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:04
Klinika Emergjente në QKUK.

776 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente brenda 4 ditëve të fundit.

Ata kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 101 pacientë janë pranuar në klinikat kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv, për trajtim të mëtejmë mjekësor”, njofton klinika.

Tutje, në njoftimt thuhet se 98 raste kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidenteve të ndryshme në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat