Vetëm 436 raste aktive me Covdi-19 në Kosovë

Kosova

Vetëm 436 raste aktive me Covdi-19 në Kosovë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

436 persona janë duke u trajtuar si pasojë e infektimit me COVID-19.

Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh.

Sipas MSH-së gjatë kësaj kohe janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus.

E si të dyshuar për Sars Cov-2 janë testuar 1 mijë e 11 persona.

Duke u bazuar në këtë raport vërehet një numër i vogël i personave që janë vaksinuar për t’u mbrojtur nga ky virus.

Gjatë 24 orëve janë vaksinuar vetëm 240 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat