Spahiu: Osmani u provokua para homologut letonez me pyetjen për ambasadorin Berishaj

Kosova

Spahiu: Osmani u provokua para homologut letonez me pyetjen për ambasadorin Berishaj

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:50
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu e vlerëson si të rëndësishme vizitën e presidentit të Letonisë, Egils Levits.

Spahiu, në “Info Magazine”, tha se vizita e një shteti të madhësisë së njëjtë sa Kosova ka efekt edhe për shtetet që marrin vendimet kyçe.

“Vizita është e rëndësishme, pavarësisht që Letonia është një vend i vogël në NATO dhe BE, është ajo vrima e fundit e kavallit bashkë me vendet tjera të kësaj madhësie. Megjithatë, për Kosovën kjo është ndihmë e madhe për shkak se përkrahja e vendeve që janë si ti [në madhësi sa Kosova] ka një efekt të madh – pasi ju tregon të tjerëve dhe atyre që marrin vendime kyçe për nevojën e Kosovës për anëtarësime në organizata të ndryshme”.

“Letonia i ka arritur synimet strategjike, të cilat Kosova veç i ka ende si synime. Ajo çfarë e bën Letoninë të bashkëndiejë me Kosovën është që e ka përjetuar pushtimin rus njësoj si Kosova pushtimin serb”, tha Spahiu.

Por, Spahiu vlerëson se presidentja Vjosa Osmani u provokua kur u pyet për ambasadorin Berishaj në prani të homologut letonez.

“Nuk më pëlqeu fare që presidentja provokohet në një takim zyrtar me presidentin homolog të saj. Pse duhet të qesin të palarat në një rast ceremonial, siç ishte pritja e presidentit të Letonisë, dhe të bëhen pyetje për ambasadorin sikur s’kanë se ku t’i bëjnë tjetër”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat