Reshje shiu e bubullima, moti për sot dhe nesër

Kosova

Reshje shiu e bubullima, moti për sot dhe nesër

Më: 3 maj 2022 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtyre dy ditëve.

Sipas PW’së, reshjet e shiut do të vazhdojnë, e të cilat ka mundësi që të shoqërohen edhe me bubullima.

3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

4.05 – Vransira e diell.  Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën. Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.  Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat