​U mbajt mini-maratona ‘’Vrapojmë me policinë tonë’’

Kosova

​U mbajt mini-maratona ‘’Vrapojmë me policinë tonë’’

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 20:04
‘’Vrapojmë me policinë tonë’’

Me qëllim të përafrimit të policisë me qytetarët, në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-së ‘’Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, sot është mbajtur mini-maratona “Vrapojmë me Policinë Tonë”, për nderë të ditës së çlirimit të qytetit të Ferizajt.

Në këtë mini-maratonë, e cila u mbajt për qëllime humane e sportive, kanë marrë pjesë rreth 400 persona, qytetarë, pjesëtarë të policisë, klube sportive dhe institucione lokale e qendrore, në shtegun e gjatë 5 km, nga platoja e komunës së Ferizajt deri te kazerma e FSK-së dhe anasjelltas.

Mjetet e grumbulluara nga kjo mini-maratonë do t’u shpërndahen familjeve në nevojë, që do të përzgjidhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Në fund të kësaj mini-maratone u shpërndanë mirënjohje dhe kupa për vendet fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat