​Alarmi për bombë në aeroport del të jetë i rremë

Kosova

​Alarmi për bombë në aeroport del të jetë i rremë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 19:24
Aeroporti

Alarmi për bombë në aeroport del të jetë i rremë.

Një kërcënim me bombë në orët e pasdites në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka rezultuar të jetë i rremë.

Lajmi për media është konfirmuar nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP 'Adem Jashari' është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”, ka thënë Gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat