Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Podujevës

Kosova

Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Podujevës

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:24
Foto nga takimi

Komuna e Podujevës, ka vendosur që humanisiti Halil Kastrati të shpallet "Qytetar Nderi" i kësaj komune, kjo si shenjë mirënjohje për angazhimin e tij për ndihmë në familjet në nevojë.

“Së shpejti do të mbahet edhe seanca ceremoniale e Kuvendit Komunal për t'ju dhuruar ky titull humanistit, Halil Kastrati”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot kam propozuar në Kuvendin Komunal që Halil Kastrati të shpallet "Qytetar Nderi" i Komunës së Podujevës, si shenjë mirënjohëse për angazhimin dhe kontributin e tij në ndërtimin e shtëpive për familjet nevojtare në Podujevë.

I falënderoj këshilltarët komunal që kanë mbështetur në mënyrë unanime këtë propozim.

Së shpejti do të mbahet edhe seanca ceremoniale e Kuvendit Komunal për t'ju dhuruar ky titull humanistit, Halil Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat