Rastet e helmimit, zëvendësministrja Gexha shkon në Kaçanik

Kosova

Rastet e helmimit, zëvendësministrja Gexha shkon në Kaçanik

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:03
Gexha ka shkuar për vizitë në Kaçanik

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar për vizitë në Kaçanik.

Kjo vizitë vjen pas dyshimeve se mbi 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë që nga data 5 korrik.

Gexha në këtë vizitë po shoqërohet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila tha se po u ofrojnë mbështetje qytetarëve dhe institucioneve në Kaçanik.

“Në Kaçanik, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve. Në QKMF, duke diskutuar me përfaqësuesit institucionalë lidhur me situatën aktuale epidemiologjike në komunë”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat