​Qendër multifunksionale për të rinjtë në Podujevë

Kosova

​Qendër multifunksionale për të rinjtë në Podujevë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:17
Pamje nga takimi

Qendër multifunksionale për të rinjtë në Podujevë.

Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një postim në facebook.

,,Edhe një investim i MKRS për fuqizimin e të rinjve tanë. Bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i Qendrës multifunksionale në Podujevë”, që do të zbatohet gjatë viteve 2022 dhe 2023.

Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës siguron mbështetje financiare në vlerë prej një milion Euro”, ka shkruar Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat