Kishte vdekur më 2005, Prokuroria e Ferizajt ia ngriti aktakuzën më 2017, gjykata pushoi procedurën ndaj tij

Kosova

Kishte vdekur më 2005, Prokuroria e Ferizajt ia ngriti aktakuzën më 2017, gjykata pushoi procedurën ndaj tij

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 21:39
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Mbi 12 vite pasi kishte vdekur I.J., Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë ndaj tij duke e ngarkuar atë me veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.

I.J. kishte vdekur më 17 prill të vitit 2005, ndërkaq aktakuza i ishte ngritur më 4 maj të vitit 2017.

Lidhur me këtë rast, gjykatësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mimoza Shabani, më 25 shkurt të këtij viti ka marr aktvendim me të cilin e ka pushuar procedurën ndaj të ndjerit I.J., pasi ka pranuar certifikatën e vdekjes së tij.

Në arsyetimin e këtij aktvendimi të siguruar thuhet se shqyrtimi fillestar për këtë çështje penalo-juridike ishte caktuar të mbahet më 2 gusht 2017, mirëpo nga fletëkthesa kishte rezultuar se i akuzuari kishte vdekur.

“Ndërsa më datë 09 shkurt 2022, kjo lëndë është pranuar dhe ricaktuar për vendosje nga gjyqtari i mëparshëm dhe gjyqtarja e vetme gjykuese pas shqyrtimit të shkresave të lëndës ka kërkuar përmes përfaqësuesit të Komunës së Ferizajt, gjegjësisht përgjegjësit të zyrës së gjendjes civile që të bëj verifikimin e të pandehurit në regjistrat e gjendjes civile ku nga personi përgjegjës përmes shkresës zyrtare e-mailit kemi pranuar çertifikatën e vdekjes me të cilën është vërtetuar se i akuzuari ka vdekur me datë 17.04.2005”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat