Erëra të forta, shi e breshër në Skënderaj, Mitrovicë e Zubin Potok

Kosova

Erëra të forta, shi e breshër në Skënderaj, Mitrovicë e Zubin Potok

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Pas një periudhe në vend janë kthyer reshjet e shiut e breshëri.

Faqja “Meteo Balkan” ka publikuar pamje nga Klina e Epërme në Skenderaj ku kanë filluar erëra të forta dhe breshër i madh.

Reshje shiu kanë filluar edhe në veri të vendit.

Erëra të forta e kanë përfshirë edhe Mitrovicën.

Përgjatë kësaj jave vendi është goditur nga një valë e nxehtit ku temperatura kanë shkuar deri 38 gradë celcius. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat