Operohet polici që iu refuzua ndihma nga ministria e Shëndetësisë

Kosova

Operohet polici që iu refuzua ndihma nga ministria e Shëndetësisë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:06
Brahim Sedolli

Polici Brahim Sedolli, të cilit i ishte refuzuar ndihma nga ministria e Shëndetësisë, sot është operuar në një spital privat në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të dhëna nga vetë ai, operimi i Sedollit në Tiranë ka kushtuar rreth 34 mijë euro.

Derisa thuhet se kjo shifër vështirë është siguruar nga rrethi i gjerë i tij familjar.

Më tutje ftohen njerëzit që nëpërmjet një organizimi tjetër të ndihmojnë Brahimin, në mënyrë që ai t’ia dalë përballë kësaj sfide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat