Ambasadori Hovenier i impresionuar me Parkun Arkeologjik të Ulpianës

Kosova

Ambasadori Hovenier i impresionuar me Parkun Arkeologjik të Ulpianës

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

“I impresionuar nga profesionalizmi dhe përkushtimi i ekipit të lokalitet arkeologjik të klasit botëror. Arkeologji”, ka shkruar Jeff Hovenier.

Ndërkaq, Parku Ulpiana gjendet rreth 12 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, e pozicionuar në tokat që sot i takojnë fshatrave të komunës së Graçanicës, fshatrave  Llaplla Sellës dhe lagjes Hajvalia në Prishtinë.

Çfarë shihet brenda parkut?

Ky  Park Arkeologjik përfshin qytetin e lashtë  të fortifikuar të Ulpianës prej rreth 120 hektarë, ku përbëhet nga tre sektorë.

Sektori i parë përfshin Portën Veriore, e cila ishte hyrja kryesore për në qytet, pjesë të ruajtura të rrugës, kanali për shkarkimin e ujërave, banjo publike romake, tempulli pagan dhe një bazilikë paleokristiane të fortifikuar.

Sektori i dytë i Parkut përfshin ‘Nekropolin Verior’ i cili ishte jashtë mureve fortifikuese të qytetit antik, në të cilin gjendeshin varrezat kryesore, që i përkasin kohës së sundimit romak dhe antikitetit të vonë.

Ndërsa në  sektorin e tretë të Parkut gjendet rruga kryesore që e lidh portën lindore me atë perëndimore.

Në këtë sektor ishte i ndërtuar një kompleks i veçantë banimi me përmasa të mëdha që ngjason me vilë luksoze brenda qytetit antik dhe mendohet se ka qenë selia e kryepeshkopit të Ulpianës.

E gjithë zona ku gjendet  ky Park, është një zonë me mjedis shumë të pastër dhe të mirmbajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat