Rrebesh shiu në Batllavë të Podujevës

Kosova

Rrebesh shiu në Batllavë të Podujevës

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:30
Shiu në Batllavë

Një rrebesh shiu ka përfshirë fshatin Batllavë të Podujevës, minuta më parë.

Sipas pamjeve që ka publikuar “MeteoBallkan”, shihet se nga reshjet e shiut kanë nisur të “vërshohen” edhe rrugët.

Ndërkohë, mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Siç njofton Prishtina Weather, vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.

“Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohshme kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjella edhe me erë. Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët. Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat