Reduktimet vazhdojnë, KEDS tash njofton për disa prishje për shkak të motit të keq

Kosova

Reduktimet vazhdojnë, KEDS tash njofton për disa prishje për shkak të motit të keq

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

KEDS ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka bërë të ditur se stuhia ka shkaktuar dëme nëpër të gjithë vendin dhe se ekipet po identifikojnë prishjet si dhe po merren me rregullimin e tyre.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Si pasojë e motit të keq me reshje të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme kemi disa dalje të tensionit të mesëm jashtë punës dhe si rrjedhojë ka edhe prishje.

Ekipet e KEDS janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat