Humb jetën një punëtor, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Kosova

Humb jetën një punëtor, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi.

Doktor Syla tha se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete, pa dhënë detaje tjera.

Syla: Është konfirmuar vdekja e një punëtori

“Po, rreth orës 8:30 sot kemi pranuar rastin… veç u konfirmuar vdekja… moshë e re ishte, diku nën 30 vjeç”, theksoi Syla.

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka thënë për KosovaPress nëpërmes telefonit se janë në dijeni për vdekjen e një punëtori, por theksoi se nuk ka informata të hollësishme.

Nikçi: Jemi në dijeni

“Jemi në dijeni në kuptimin e përgjithshëm, jo në kuptim të detajuar, por për informata më të hollësishme na shkruan në email për të pasur një përgjigje më të detajuar”, ka thënë Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat