Dy ambasadorë të QUINT-it i shkojnë në vizitë kryetarit të Junikut

Kosova

Dy ambasadorë të QUINT-it i shkojnë në vizitë kryetarit të Junikut

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:49
Foto nga takimi

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë shkuar për vizitë në Komunën e Junikut.

Ata u takuan me kryetarin Ruzhdi Shehu ku diskutuan për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës.

“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikut, së bashku me Nicholas Abbott për të takuar kryebashkiakun Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij.

Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat