​FSShK nuk i bashkëngjitet grevës së përgjithshme

Kosova

​FSShK nuk i bashkëngjitet grevës së përgjithshme

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 19:19
Ilustrim

Kryesia e Federatës Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës, si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të grevës së përgjithshme, del me qëndrim kundër grevës, respektivisht nuk i bashkëngjitet grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor.

Sipas FSSHK-së, punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme që FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro, gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij.

“Kryesia vendos që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse, si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale, konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në grevë”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat