​Votohet pro vazhdimit të marrëveshjes së kyçjes KOSTT/ENTSO-E

Kosova

​Votohet pro vazhdimit të marrëveshjes së kyçjes KOSTT/ENTSO-E

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 19:45
Ilustrim

Është përmbyllur me sukses votimi për vazhdimin e marrëveshjes së kyçjes KOSTT/ENTSO-E nga grupi regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E.

Sipas një komunikate të KOSTT, Pas përfundimit të afatit dy vjeçar, vazhdimi i marrëveshjes së kyçjes KOSTT/ENTSO-E, u përkrah uninanimisht nga ana e operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës Kontinentale, nënshkruese të marrëveshjes.

“Me këtë, KOSTT (Kosova) vazhdon operimin e pavarur si zonë rregulluese në kuadër të bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, pjesë e zonës sinkrone të Evropës Kontinentale të ENTSO-E. Me këtë rast, u.d. kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Sabri Musiqi theksoi ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën.

“Falënderoj të gjitha OST-të e Evropës Kontinentale pjesëmarrëse në votim për përkrahjen. Ky besim nga homologët tanë evropian nuk është sinjal për relaksim por obligim i të gjithë akterëve të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës për të kontribuar në funksionimin e sistemit në përputhje me standardet e parapara teknike. KOSTT si palë kontraktuese me ENTSO-E është e përkushtuar në përmbushjen strikte të të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja dhe për të kontribuar në sigurinë e operimit të sistemit rajonal të energjisë elektrike, si detyrë primare e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit.” Në bazë të marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës/KOSTT përfundimisht u pavarësua nga Blloku SMM (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) dhe më 14 dhjetor 2020 filloi operimin si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E”, thuhet në komunikatë.

Sipas KOSTT, kjo marrëveshje ishte një nga të arriturat historike për shtetin e Kosovës dhe çelësi i progresit shumë-dimenzional për KOSTT dhe Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës në përgjithësi.

“Nga dhjetori i vitit 2020: Për herë të parë në historinë e sektorit të energjisë të Republikës së Kosovës filloi alokimi i kapaciteteve interkonektive (ndërshtetërore) nën mbikëqyrje nga KOSTT dhe inkasimi i të hyrave nga shitja e tyre. Përfundimisht pas më shumë se 4 vitesh nga përfundimi i ndërtimit u funksionalizua nga aspekti komercial linja interkonektive e tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri. Investim i përbashkët me Bankën Gjermane për Zhvillim-KfË. U krijuan kushtet për zhvillimin e proceseve të nevojshme drejt funksionalizimit të Bursës Shqiptare të Energjisë-ALPEX - Një institucion i rëndësishëm për zhvillimin e tregut konkurrues të energjisë elektrike për të dyja vendet Kosovë dhe Shqipëri. Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E e votuar sot ka afat dy vjeçar”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat