Mot jostabil në ditët e fundit të gushtit, rrebeshe e bubullima

Kosova

Mot jostabil në ditët e fundit të gushtit, rrebeshe e bubullima

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:22
Parashikimi i motit

Nxehtë dhe kryesisht me diell në fundjavë. Ditëve të fundit të gushtit mot jostabil, me rrebeshe e bubullima.

26.08.2022 - Përgjatë ditëve të fundjavës, parashihet të kemi mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell dhe më të nxehtë me temperatura përreth 30C. Vetëm orëve të pasdites, përreth viseve malore priten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullima.

Mot i paqëndrueshëm, më pas parashihet për ditët e fundit të gushtit, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, e orëve të pasdites vende-vende edhe me zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të marrin veçori të stuhive me erë dhe shi më të dendur.

Sa i përket cilësisë së ajrit, parashihet rritje e koncentrimeve të grimcave të materies, që edhe çojnë indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta. Koncentrime të rritura do të ketë edhe ozoni sipërfaqësor orëve të pasdites, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta në disa stacione.

27.08 - Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

28.08 - Nxehtë e kryesisht me diell. Përreth viseve malore pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

29.08 - Fillimisht kryesisht me diell. Ditën me vransira të ndryshueshme, e priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

30.08 - Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe e bubullima.

31.08 - Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që ditën shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat fillimisht në rritje deri në 31C maksimalet ditën e diel, e më pas zbresin deri në 25C e 27C përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C.

Në fundjavë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga e hëna prej veriu e verilindje 2-6m/s.htypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale lehtazi mbi vlera normale përgjatë ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat