Për gjashtë muaj u identifikuan veç 4 incidente me motive ndëretnike, 48 në Trashëgiminë Kulturore Fetare

Kosova

Për gjashtë muaj u identifikuan veç 4 incidente me motive ndëretnike, 48 në Trashëgiminë Kulturore Fetare

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet e mundshme me motive ndëretnike, ndër vite kanë shënuar rënie të theksuar.

Në periudhën janar – qershor të këtij viti, raste të mundshme ndëretnike, sipas policisë, janë evidentuar vetëm katër e apo 0.01 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve në nivel vendi, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë regjistruar pesë raste të tilla.

“Sipas raporteve  gjatë periudhës janar- qershor 2022, rastet e mundshme ndëretnike janë ndaj:

1 rast është dëmtim i flamurit turk;

1 rast është shkrimi grafiteve në gjuhën serbe,

2 raste kanë ndodhur në Gazimestan ndaj shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se edhe rastet e mundshme me motive ndëretnike në Trashëgiminë Kulturore Fetare kanë shënuar rënie, ku në periudhën janar – qershor të këtij viti janë evidentuar 48 raste ku prej  tyre 30 raste kanë ndodhur në objekte fetare myslimane, ndërsa 18 kanë ndodhur në ato ortodokse.

“Nga gjithsej 48 raste të kësaj periudhe gjashtëmujore, prej tyre 37 raste ose 77% kanë të bëjnë me vjedhje, vjedhje e rëndë dhe tentim vjedhje, kurse 11 raste ose 23% kanë të bëjnë me kanosje, asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe dëmtim i varrezave apo kufomave”.

“Referuar statistikave zyrtare, rezulton se 77% e rasteve nuk janë në TKF, por kanë ndodhur në TKF apo brenda rrethojave të TKF-së, ku për qëllim kanë përfitimin pasuror”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga viti 2008, Policia e Kosovës, me siguri fizike 24/7, ruan dhe mbron 24 objekte të kultit ortodoks, kryesisht kisha dhe manastire, ndërsa në mënyra të ndryshme operative përkujdeset për siguri dhe mbrojtje edhe për rreth 170 objekte të tjera ortodokse. Objektet e mbrojtura 24/7, nga marsi i vitit 2013 kanë kaluar nën mbikëqyrje të njësisë policore të formuar enkas për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat