A operon vërtetë një organizatë ruse me zyrë në komunën e Dragashit?

Kosova

A operon vërtetë një organizatë ruse me zyrë në komunën e Dragashit?

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 28 gusht 2022 Në ora: 00:57
Bexhet Xheladini

Qytetari nga komunitetit goran Fatir Berzati, i cili ishte edhe zëvendës-ministër për Zhvillim Ekonomik në Qeverinë Haradinaj, në emisionin ‘Frontal’, ka deklaruar se në komunën e Dragashit operon një organizatë humanitare ruse me zyrë në Dragash, emri i të cilës është e shkruar në gjuhën ruse.

Zyra e kësaj organizate ruse, sipas Berzatit, hapet pas orës 18:00 dhe shpërndan ndihmë.

Për këtë deklarim të Fatir Berzatit, kryetari i komunës së Dragashit Bexhet Xheladini përmes një shkrimi në Facebook, ka sqaruar se organet kompetente janë në dijeni për këtë deklarim të këtij personi.

Por, vlen të theksohet se gjatë takimeve publike që kemi pasur me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat