​Moti, ekziston rrezik që në disa vende reshjet e shiut të shoqërohen me breshër

Kosova

​Moti, ekziston rrezik që në disa vende reshjet e shiut të shoqërohen me breshër

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat