Ngjarjet e datës 30 gusht

Kosova

Ngjarjet e datës 30 gusht

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Në Ditën Ndërkombëtarë të Personave të Zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës do të ekspozojë 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 09:00)

Kryetari i SBASHK-ut, njëkohësisht kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, mban konferencës së jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, rr. Bill Klinton nr. 60,10000 Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahoveci mban mbledhjen e radhës. (Ora 10:00)

Në Ditën Ndërkombëtarë të Personave të Zhdukur, bëhen homazhe te Obelisku, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS nëpërmjet aksionit rrugor “Dera e Pritjes”, solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

Tërhiqet shorti për edicionin 2022/2023 të Superligës së Kosovës në hendboll. (Federatës së Hendbollit të Kosovës, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar, pranë sheshit "Skënderbeu".(Ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës dhe zyrtarisht ia dhuron çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate. (Objekti i vjetër i komunës, ora 13:00)

Bëhet promovimi i librit ‘Fëmijëri të rrëmbyera’, realizuar nga forumZFD - Programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. (Kino ARMATA, Prishtinë, ora 19:00)

Në Krushë të Madhe përkujtohen familjarët e zhdukur në luftë, 25-26-27 mars 1999, ku në shenjë respekti për ta do të ndezën 64 flakadanë. (Ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat