KOMF: Neglizhim nga institucionet për parandalim të abuzimeve seksuale

Kosova

KOMF: Neglizhim nga institucionet për parandalim të abuzimeve seksuale

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:00
KOMF

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka dalë me një deklaratë për media ku ka kritikuar institucionet shtetërore për mos mbrojtje të duhur të fëmijëve.

“KOMF shpreh shqetësimin e thellë për neglizhimin, mosveprimin e institucioneve dhe performancën e dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual”, thuhet në reagim.

Kjo vjen pas rastit të ditës së shtunë, pasi një 11 vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë të dyshuar, dy prej të cilëve janë në paraburgim.

KOMF ka paralajmëruar një konferencë për media për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat