Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende me reshje shiu

Kosova

Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende me reshje shiu

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende vende do të sjellin reshje shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga veriperëndimi dhe lokalisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat