Nesër në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Kosova

Nesër në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:04
Ilustrim

Të dielën mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat