​Telekomi i Kosovës rikthen shërbimet pas sulmeve kibernetike

Kosova

​Telekomi i Kosovës rikthen shërbimet pas sulmeve kibernetike

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Telekomi i Kosovës ka arritur t’i rikthejë shërbimet pas ballafaqimit me sulme kibernetike.

Në një njoftim thuhet se përkundër që sulmet kibernetike kanë vazhduar, kanë arritur t’i rikthejnë shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse.

Sulmi kibernetik ndaj Telekomit ka nisur nga ora 08:00 e mëngjesit.

Ndërsa ekipet i kanë identifikuar IP-të që po sulmohen dhe se po merren me parandalimin përfundimtar të sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat