Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:02
Kuvendi i Kosovës

Prokurori i rastit Salih Mustafa - deklaratat përmbyllëse. (Hagë, ora 09:30-17:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e parë në sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë. Fjalime: Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, Nancy Soderberg, drejtore e NDI-së për Kosovë, Arnhild Spence - koordinatore e UNKT-së për Kosovë. (Oborri i Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet panairi i organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet gara e shahut nga persona të verbër. (Oborri i Kuvendit, ora 10:00)

BERZH dhe Kosovajob organizojnë takimin Youth Career Elevator. Merr pjesë kreu i BERZH-it për Kosovë, Neil Taylor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të Platformës Rinore të Kosovës. Merr pjesë ministri i Kulturës Hajrulla Çeku. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, ora 10:30)

Ndeshja miqësore Kosova U19 – Mali i Zi U19 (vajzat) – Kampi Nacional Hajvali (ora 11:00)

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në Futsall para ndeshjes kualifikuese me Holandën – Salla 1 Tetori (ora 11:00)

GIZ organizon Konferencën Rajonale për Media e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë: “Promovimi i shkëmbimit rajonal për zbatimin e një plani të qëndrueshëm mbi lëvizshmërinë urbane në vendet e Ballkanit Perëndimor“. (Zoom - Ora 11:00)

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX, do të prezantojnë arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00 – 13:00)

Nisma për Ndryshim Paqësor mban konferencë për media me rastin e Çmimit për Media i cili do të vlerësojë përmbajtjet mediatike që trajtojnë bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe në Serbi. (Kafe-libraria Dit’e Nat’, rruga “Fazli Greiçevci, numër 5, Prishtinë, ora 11:00)

Tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile: Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 14:00)

Konferencë për media e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani – Selia e FFK-së (ora 14:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 16:00-18:00)

Mbahet Kongresi i Dytë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Të ftuar kryeministri, ministri i Shëndetësisë, ministrja e Arsimit. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat